Tech

Sali Berisha: Shkëndija e Tetovës bën sot historinë, fitore!

13:34 - 17.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sot Milan do të përballet me Shkëndijën dhe e gjitha vëmendja e shqiptarëve është përqendruar te ky duel, por jo vetëm. Ka qenë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha,  i cili i ka kushtuar një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, e vlefshme për turin e fundit eliminator për Europa Ligë.

Berisha shkruan se Tetova luan sot ndeshjen e historisë së ekipeve të kombit shqiptar.

“Te dashur miq, “Shkëndija” e Tetovës luan sot ndeshjen e historisë së ekipeve të kombit shqiptar. Ekipi i parë shqiptar qe zbret ne “San Siro”, përballë “Milanit” 7 herë fitues i kupës së kampionëve në Champions dhe klubi që ka më së shumti trofe të të gjitha llojeve në glob.

Ndeshen direkt për kualifikim. Asnjë ekip shqiptar nuk ka qenë kaq afër historisë. Një urim të përzemert nga të gjithë ne për Shkendijën, trajnerin, kapitenin, lojtaret dhe tifozët kuqezinj te saj. Fitore!”, shkruan Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.