SPORT

Sot dueli Milan-Shkëndija/ 17 autobusë me “Ballistë” drejt “San Siro”-s, por zhgënjen numri i tifozëve të Milanit (video)

10:08 - 17.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Milani do të pres sot Shkëndijën në ndeshjen “play off” të Ligës së Europës, e programuar për t’u zhvilluar në orën 20:45, në stadiumin “San Siro”. Njëri ndër tifo-grupet më të zjarrta shqiptare, “Ballistët”, nuk do ta lënë vetëm Shkëndijën as në udhëtimin e vështirë për në Itali, ku do të përballen për të siguruar fazën në grupe të Ligës së Europës.

Kështu, 17 autobusë me “ballistë” janë nisur drejt Italisë për të mbështetur nga afër ekipin e tyre të zemrës kundër Milanit në ndeshjen që do të zhvillohet sot në “San Siro”. Tifozëve u është kërkuar që të mbajnë shalle dhe fanella të Shkëndijës, ndërsa nga klubi bëhet e ditur se 17 autobusë tashmë janë rrugës për në Milano, shkruan PanoramaSport.

https://vid.me/vvjYh

MILANI, APEL TIFOZËRISË

Klubi i Milanit njoftoi se deri dje ka shitur 33 mijë bileta për ndeshjen kundër Shkëndijës, ndërsa u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër pasi nuk është ndeshje e lehtë dhe skuadra ka nevojë për mbështetjen e tyre. Shifrat e ndeshjes së Kraiovës (65 mijë tifozë) vështirë të arrihen, pasi mesi i gushtit zakonisht është kohë pushimesh për italianët.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.