SPORT

Trajneri i Shkëndijës: Milan favorit, por ne nuk kemi ardhur për turizëm. I befasojmë!

13:59 - 17.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




“Milani është favorit, por Shkëndija në San Siro nuk ka ardhur për turizëm dhe do të kërkojë shanset për befasi, sado që ato të duken minimale”. Kështu janë shprehur trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani para gazetarëve në konferencën për shtyp në San Siro para duelit të parë të play off-it të UEFA Europa League kundër Milanit, sfidë kjo që do të mbajë të mbërthyer shqiptarët sot në orën 20:45.

Duke vijuar më tej, trajneri shton: “Shkëndija nuk ka se çfarë të humb në këto duele dhe do të kërkojë prezantim dinjitoz përballë gjigandit italian pa ndonjë presion të theksuar psikologjik. Respekt të madh për kundërshtarin dhe do të përgjigjemi sa më mirë. Të tregojmë cilësi dhe të marrë rezultatit pozitiv. Nuk kemi frikë, respekt i madh ndaj kundërshtarit”, – ka përfunduar trajneri i Shkëndijës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.