BOTA

Vidhnin njerëzit kur iknin me pushime, arrestohen “5 skifterë” shqiptarë që bënin kërdinë në Itali

13:40 - 17.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




5 shqiptarë, anëtarë të një bande të specializuar e të rrezikshme për vjedhjen e banesave, janë ndaluar ditët e fundit nga policia e Breshias dhe Milanos.

Grupi kriminal e kishte bazën në Sesto San Giovanni dhe ka vepruar në mënyrë sistematike në krahina të ndryshme të Lombardisë dhe Piemontes.KOha që zgjidhte për të grabitur ishte kryesisht gjatë pushimeve, kur hynte në banesa, vidhte edhe kasafortat dhe pastaj i dërgonte të gjitha në një kamp ciganësh.

Hetimet kanë nisur muajt e fundit nga njësia policore e Breshias pas disa vjedhjeve ku spikati një makinë e kushtueshme Mercedes, për të cilën hetuesit analizuan xhirimet e kamerave të mbikëqyrjes në arteriet kryesore rrugore të Italisë, shkruan syri.net.

Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve u gjet edhe një pistoletë me 37 plumba, rezultat i vjedhjeve të kryera së fundmi në Bergamo. Për katër nga pesë të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë me burg, kurse i pesti që doli vetëm ë fazën finale të hetimit, u lëshua. Hetuesit janë koordinuar me Prokurorët e Breshias dhe të Milanos.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.