BOTA

 “Do t’ju gjejmë dhe do t’ju nxjerrim para drejtësisë”, e gjithë bota flet për Spanjën: Përkrah jush kundër terrorit

09:53 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkruar një mesazh në “Twitter” pas sulmit në Barcelonë se, “SHBA e dënon sulmin terrorist në Barcelonë, Spanjë dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar. Qëndroni të fortë. Ne ju duam!”.

Sapo doli lajmi për sulmin, Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump ka shkruar: “Mendimet dhe lutjet për Barcelonën”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes,, Jim Mattis, kanë deklaruar në një konferencë të përbashkët me homologët përkatës japonezë se “Terroristët rreth botës duhet ta dinë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të përkushtuar t’ju gjejnë dhe t’ju nxjerrin para drejtësisë”. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime për Mbretin e Spanjës, Felipe VI.

“Ne e dënojmë me rezolutë këtë krim mizor dhe cinik të kryer kundër civilëve. Ajo që ka ndodhur, edhe një herë konfirmon nevojën për një unifikim të përpjekjeve të të gjithë komunitetit botëror për përpjekje pa kompromis kundër forcave të terrorit”, ka shkruar ai në telegramin e tij të ngushëllimeve.

“Britania qëndron përkrah Spanjës kundër terrorit”, kështu ka shkruar kryeministrja britanike Theresa May, pas sulmit me viktima në Barcelonë.

“Mendimet e mia janë me viktimat e sulmit të tmerrshëm në Barcelonë dhe me shërbimet e emergjencës që po i japin përgjigjen incidentit. Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah Spanjës kundër terrorit”, ka shkruar kryeministrja May në “Twitter”.

Kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka shkruar: “Mendoj për viktimat e këtij sulmi barbar terrorist në qytetin madhështor të Barcelonës dhe për shërbimet e guximshme të emergjencës. Londra qëndron me Barcelonën kundër ligësisë së terrorizmit”. Zyra e Kancelares gjermane, Angela Merkel, të enjten e dënoi sulmin revoltues në Barcelonë.

“Po mendojmë me trishtim të thellë për viktimat e këtij sulmi revoltues në Barcelonë. Me solidaritet dhe miqësi, përkrah popullit spanjoll”, ka shkruar zëdhënësi, Steffen Seibert. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shfaqur solidaritet me Spanjën.

“Ne mbetemi të bashkuar dhe të vendosur”, ka shkruar Macron në “Twitter”, duke e përshkruar incidentin si sulm tragjik. Ai ka shtuar se mendimet e tij janë me viktimat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.