BOTA

Emrat dhe Fotot/ Kush janë viktimat e sulmit në Barcelonë, mes tyre dhe një 3-vjeçare

14:42 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Viktima më e vogël e sulmit të djeshëm me furgon në Barcelonë është një 3 vjeçare spanjolle, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Vogëlushja ndodhej së bashku me nënën dhe dajën e kësaj të fundit në momentin kur një furgon mori para turmën mesditën e djeshme në sheshin kryesor të Barcelonës, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Gjithashtu të vdekur nga sulmi mbetën daja 65 vjeç Francisco Lopez Rodriguez dhe nëna e vogëlushes. Ndërkohë bashkëshortja e tij ndodhet në spital e plagosur rëndë.
“Daily Mail” publikon fotot dhe emrat e disa prej viktimave të sulmit të tmerrshëm. 35-vjeçari italian, Bruno Gulotta i cili ndodhej në Barcelonë me bashkëshorten dhe dy fëmijët është një prej viktimave. Fëmijët dhe bashkëshortja shpëtuan për mrekulli.
Nga sulmi mbeti i vdekur dhe një tjetër italian, Luca Russo. I riu italian shoqërohej nga e dashura e cila mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
44-vjeçarja nga Belgjika Elke Vanbockrijck, e cila ndodhej me pushime me bashkëshortin dhe fëmijët është një tjetër nga viktimat. Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se një 6-vjeçare, nacionaliteti i së cilës nuk bëhet i ditur ndodhet në spital në gjendje të rëndë. I humbur rezulton dhe 7-vjeçari Julian Cadman, i cili mendohet se është nga Britania e Madhe.
Heidi Nunes nga California, SHBA ka shkruar online se ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj Jared Tucker, 43 vjeç, i cili ndodhej dje në Barcelonë në të njëjtin vend ku ndodhi sulmi.
Ndërkohë, në shenjë nderimi të viktimave, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të Barcelonës, ku mbajtën 1 minutë heshtje, ndërsa autoritetet spanjolle kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.