AKTUALITET

EMRAT/ Vodhën 25 aparate fotografike, arrestohen dy lezhjanët (foto)

13:49 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës, e cila ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Hijet.

Mësohet se të arrestuarit janë Igli Maklaj, 27 vjeç, dhe Aldo Smakaj, 29 vjeç, pasi dyshohen se janë autorë të thyerjes së dyqanit, ku janë vjedhur 25 aparateve fotografikë profesionale me vlerë rreth 1.500.000 lekë të reja.

Vepra penale në ngarkim të tyre “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2  i Kodit Penal.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë T.F. 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”,

Policia thotë se vazhdojnë hetimet për dokumentimin e autorësive nëse këta shtetas janë të përfshirë në vepra të tjera kriminale , kryesisht në fushën e vjedhjes.

U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa nga aparatet e vjedhur, ndërsa mësohet se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.