Kryesore

EMRI+ DETAJE/ Kanos me armë ish-bashkëjetuesen në Elbasan, arrestohet ish-deputeti i PS-së

18:30 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kanos me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga policia. Sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Hamit Kosta, 62 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi  në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer”  me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri  ish- bashkëjetuesen, shtetasen  E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan. Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.