BOTA

Foto/ Momenti emocionues kur ish-ushtari i UÇK-së kthehet në Kosovë, pas 13 vjet burg në Serbi

10:37 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj- Pinqo, është kthyer sot nga Serbia, i cili po mbahej padrejtësisht në burgun serb prej 13 vitesh.

Gazeta Blic ka siguruar disa fotografi nga momenti i kthimit të Pinqos në shtëpinë e tij.

Anton Lekaj, një ish-ushtar i UÇK-së kishte kaluar disa herë pa asnjë telash kufirin e Malit të Zi. Njëjtë kishte ndodhur edhe më 17 gusht të 2004-ës. Por, atë ditë, me t’iu afruar kryeqytetit malazez, Podgoricë, vetura në të cilën ndodhej atë kohë 24-vjeçari nga Gjakova, bashkë me mikun e tij, u ndal nga Policia.

Lekaj u arrestua nga autoritetet e Malit të Zi, për t’u ekstraduar në kohë rekord në Serbi. Një vit pas, një Gjykatë e Qarkut në Beograd, e dënoi atë me 13 vite burgim për krime lufte të kryera ndaj popullsisë civile, menjëherë pas intervenimit të NATO-s në Kosovë. Krimet, drejtësia serbe pretendon se Anton Lekaj, i njohur i ‘Pinço’, i kreu nën komandën e ish-komandantit të UÇK’së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj. / Express

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.