AKTUALITET

Gjendet kanabis brenda një servisi makinash në Tiranë, arrestohet djali adoleshent i pronarit

11:02 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një servis mjetesh në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet është kontrolluar nga Policia e Tiranës, e cila ka zbuluar aty një sasi lënde narkotike. Ndërkaq, menjëherë i janë vënë prangat djalit të pronarit të servisit, 16-vjeçarit me iniciale E.K, banues në Tiranë.

Policia e Tiranës sqaroi se “arrestimi i tij  u bë pasi ai ishte prezent gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e të atit, në rrugën “Siri Kodra”, kur në bagazhin e një Benzi, janë konstatuar 7.4 kg kanabis”.

Pas arrestimit, policia ka shpallur në kërkim pronarin e servisit, H.K., babai i të miturit të arrestuar, 42 vjeç banues në Tiranë.

Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.