POLITIKË

Ironia e Vasilit me të dhënat e INSTAT: Ekonomia shqiptare jo pronë e maxhorancës së lajthitur. Boll u tallët!

10:54 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social  ‘Facebook’ ka reaguar lidhur me të dhënat e publikuara nga INSTAT.

Sipas Vasilit, shifrat e INSTAT tregojnë se ekonomia është në krizë, pa prioritete.

“Ekonomia e Shqipërisë dhe zhvillimi i saj shumëvjeçar nuk mund të jenë pronë e një maxhorance, e cila mund të jete e paditur si kjo jona apo e lajthitur dhe e kapur, që nuk kupton, se është për të vajtuar kur thotë se ekonomia po rritet, kur ajo nuk prodhon asnjë gram mirëqenie për qytetarët. Boll u tallët me ekonominë dhe me qytetarët.
Është tallje rrënuese kjo”, – ka shkruar ndër të tjera, Vasili.
POSTIMI I VASILIT
Instat tregon se pagat janë ulur me 2.1% dhe çmimet e mallrave të konsumit me 1.3%.
Këto janë shifra që tregojnë qartë një ekonomi në krizë, pa prioritete, që ecën përpara me ç’të bjerë dita dhe pa asnjë strategji zhvillimi afatgjatë, pra pa asnjë vizion.
Shkollëpakti, kryeministri ynë, na njofton përditë për dëgjesat e dëgjimeve të vetes, po s’thotë asgjë për ekonominë dhe ka të drejtë, pasi ekonominë e tij e ka në rregull….
Duhet Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Kjo ecje e çoroditur, pa prioritete, është thjesht dhe vetëm agoni për ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari.
Ekonomia e Shqipërisë dhe zhvillimi i saj shumëvjeçar nuk mund të jenë pronë e një maxhorance, e cila mund të jete e paditur si kjo jona apo e lajthitur dhe e kapur, që nuk kupton, se është për të vajtuar kur thotë se ekonomia po rritet, kur ajo nuk prodhon asnjë gram mirëqenie për qytetarët.
Boll u tallët me ekonominë dhe me qytetarët.
Është tallje rrënuese kjo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.