AKTUALITET

Levan/ Zjarri bllokon rrugën kryesore, 50 punonjës të FA në luftë për shuarjen e flakëve

20:36 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

­




50 punonjës të Forcave të Armatosura po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit në Levan të Fierit, pasi terreni i vështirë nuk favorizon ndërhyrjen e zjarrfikëses.

Ndërkohë që zjarri i rënë rreth mesditës së sotme ka djegur një sipërfaqe me ullinj, ndërsa flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar për disa orë qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.

Për shkak të flakëve dhe tymit, automjetet e kanë pasur të pamundur të qarkullojnë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.