Kryesore

Lushnjë/ Burri masakron me sqepar gruan, vdes 51-vjeçarja në spital

21:26 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në fshatin Plug të Lushnjës, një burrë ka masakruar me sende të forta bashkëshorten e tij. Bëhet fjalë për Tajar Kazanxhi 55-vjeç, që ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij në banesë, e cila është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka nderruar jete disa ore me pas. Policia ka arrestuar menjëherë bashkëshortin pas ngjarjes. Nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit. Njoftimi i Policisë Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar Kazanxhi, 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Natasha Kanzanxhi, 51 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, e cila me pas humbi jeten. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar Kazanxhi Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.