BOTA

Parandalohet një tjetër sulm në Spanjë, policia vret 5 terroristët. Ja plani që kishin

09:09 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Një tjetër sulm terrorist është parandaluar në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë 13 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se 5 persona në qytetin bregdetar Cambrils, 120 km larg Barcelonës, kishin planifikuar që të bënin një atentat sërish me furgon, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë. Policia arriti të vriste 5 persona pas shkëmbimit të zjarrit, të cilët dyshohet se ishin terroristët. Pas të shtënave me armë në qytetin në jug të Barcelonës, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre edhe një polic. ‘Daily Mail’ shkruan se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Sipas policisë spanjolle disa prej të dyshuarve kishin veshur brez me eksploziv, ndërsa shumë qytetarë për t’i shpëtuar sulmit kaluan me shpejtësi në zonën e plazhit. Autoritetet pohojnë se sulmi në Cambrils, që ndodhir rreth orës 1 të natës me orën lokale, është i lidhur me sulmin terrorist në Barcelonë që tronditi ditën e djeshme.




I njëjti episod ndodhi dje në Barcelonë. Fill pas ngjarjes së rëndë, Shtetit Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë e sulmit në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Dy orë pas ngjarjes një i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa një maroken i identifikuar me emrin Driss Oukabir, shoferi që kishte marrë qira furgonin, i cili jetonte prej 20 vitesh në Spanjë është shpallur në kërkim. Ndërkohë media që administrohet nga militantët islamike, ‘Amaq Neës’ raporton se ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit dhe se ata që kryeni sulmin janë ushtarë të Shtetit Islamik, por nuk jepen detaje mbi shkaqet dhe motivet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.