POLITIKË

Raporti për zgjedhjet/ Ish-zv/kryeministrja Mandija reagon ndaj Ramës: Puna e Task-­Forcës ka qenë profesionale

19:02 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ledina Mandija, ish­ zv/kryeministrja teknike, i është përgjigjur ditën e sotme kryeministrit Rama në lidhje me cilësimin e këtij të fundit të raportit për zgjedhjet si të njëanshëm. Mandija thotë se puna e taks-­forcës ka qenë profesionale, pavarësisht pëlqimeve politike të kryeministrit.

 

REAGIMI

Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit për njëanshmëri të “raportit” dhe mosqënien e tij në nivelin tim profesional, dëshiroj të sqaroj se materiali përmbledhës është pasqyrim i plotë, i saktë dhe sistematik i materialit të dërguar në kohë pranë Task­Forcës nga të gjitha institucionet shtetërore. Jo pa qëllim është quajtur material përmbledhës pasi nga ana e zyrës se Zëvendëskryeministrit nuk është ndryshuar apo shtuar asgjë që nuk është referuar apo raportuar.

Fakti që informacionet apo raportimet e vetë institucioneve shtetërore apo edhe zhvillimet e përditshme të situatave gjatë përmbushjes së misionit të Task­Forcës mund të mos i pëlqejnë forcave të caktuara politike nuk e bën raportin të njëanshëm apo jo profesional. Jam udhëhequr vazhdimisht nga bërja e transparencës së plotë kundrejt opinionit publik dhe pasqyrimi me profesionalizëm i të dhënave dhe fakteve që më janë raportuar dhe konsideroj se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një sistemi demokratik të një shteti që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.