AKTUALITET

Sulmet terroriste/ Grupet e anti-terrorit në Shqipëri nën vëzhgim të të dyshuarve

20:49 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas sulmeve terroriste në Barcelonë në të cilat 14 persona u vranë, policia shqiptare ka reflektuar sërish shërbim të përforcuar. Por, burimet pohojnë se ndryshe nga masat e mëparshme, Drejtoria e Antiterrorit është në gjendje gadishmërie prej kohësh dhe një ndër arsyet është edhe fluksi i hyrjeve në vendin tonë gjatë sezonit turistik.

Sikurse edhe pas sulmeve terroriste në Londër, Mançester,  Paris dhe Berlin, policia shqiptare ka shtuar vëmendjen në objekte dhe zonat që konsiderohen me risk, sikurse janë ambientet publike, por edhe zonat turistike. Burimet thonë se masa kryesore e Policisë së Shtetit lidhet me angazhimin e agjentëve të antiterrorit që po mbajnë nën vëzhgim  personat  me prirje radikale, por edhe lidhjet e tyre. Kjo procedurë e drejtuar nga Antiterrori, por edhe Shërbimi Informativ po zbatohet në mënyrë të pandërprerë për shkak të dy dosjeve të bujshme gjyqësore që kanë në brendi që nga akuzat e terrorizmit, deri tek rekrutimet për luftime në Siri.

Njëra nga dosjet është e njohur si “Imamët”, tashmë të shpallur fajtorë edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda. Dosja e dytë ka nën akuzë vetëm në Shqipëri 4 të dyshuar dhe në Kosovë 18 të tjerë, që dyshohen se po planifikonin një sulm terrorist në stadiumin ku do të mbahej ndeshja Shqipëri-Izrael. Gjatë këtij sezoni turistik bëhet e  ditur se, veçanërisht në pikën kufitare të Morinës dhe të Qafë-Thanës agjentë të Antiterrorit që gjenden në gadishmëri kanë intervistuar persona që fillmisht janë vlerësuar si të dyshimtë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Por, megjithë masat e policisë, ndryshimet në Kodin e Procedures Penale parashikojnë transferimin për shqyrtimin e veprave të terrorizmit nga Krimet e Rënda në gjykatat e rretheve./Top Channel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.