AKTUALITET

Sulmi në Barcelonë/ Gruaja kërkon burrin e humbur gjatë sulmit

16:03 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ishte në rrethin e turistëve në Barcelonë, një burrë nga San Francisko,  kur një terrorist sulmoi me një kamion dhjetëra kalimtarëve, dhe që atë herë nuk është parë. Jared Tucker, 43 vjeç, ishte në zonën e Las Ramblas me gruan e tij Heidi Nunez kur ata u ndanë në mes të kaosit, pas sulmit që la 13 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

Ndërkohë që disa orë pas sulmit të parë, pesë terrorriste u vranë nga policia para nisjes së një sulmi të dytë në Cambrils, 70 milje nga Barcelona. Vëllai i Tucker, Kalani Kalnui tha se po bëheshin suvenire në trotuar kur automjeti erdhi duke sulmuar nëpër rrugë të mbushur me pushues. Kalnui thotë se Nunez ishte në gjendje të largohej nga zona pa dëmtuar, por u kthye në përpjekje për të gjetur burrin e saj. Nunez thuhet se ka kontaktuar spitalet, qendrat e përkohshme të shpëtimit dhe Kryqin e Kuq në përpjekje për të gjetur Tucker.

Gruaja ishte në gjendje të dilte nga zona me mikun me të cilin po qëndronin në Barcelonë, të cilët erdhën dhe e kapën. “Ajo nuk është në gjendje të gjejë informacion,” tha Kalnui. Zyrtarët nuk kanë postuar asgjë sa i përket emrave që janë të lënduar ose të vdekur.’


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.