POLITIKË

A do t’i rikthejë BE-ja vizat për shqiptarët? Berisha: Ja pse u thirr Bushati me urgjencë në Francë

18:15 - 19.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas vendimit të Holandës për të kthyer vizat e shqiptarëve, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një status në “Facebook”. Ai shprehet se ky vendim ishte i paralajmëruar dhe se madje edhe Franca ka dhënë ultimatumin e saj. Sipas Berishës, vizita e Ditmir Bushatit në Francë ishte për të zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm dhe aty është paralajmëruar edhe nga shteti francez se do të rikthehen vizat.

Statusi i plotë:

Kthimi i vizave, deshmi e degradimit te te gjitha standarteve te Shqiperise nga Noriega!

Te dashur miq, mediat njoftojne se nje vend i BE, Hollanda, agjensite e saj ligjzbatuese kerkojne kthimin e vizave per shqiptaret
, pra anullimin e arritjes me te madhe te lirive te tyre. Dua te shtoj ketu se Hollanda ka qene nder vendet me te para qe mbeshteti heqjen e vizave per ne.

Kjo kerkese nuk vjen e papritur por e paralajmeruar disa here pasi Shqiperia e Norieges ka shkaterruar çdo standart te arritur nga vendi 7 vite me pare, per te cilat u hoqen vizat.

Keshtu, nder te tjera nga vetem 430 shqiptare qe kerkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te marra se bashku, kjo shifer u rrit ne mbi 80 mije vete ne vitet 2015-2016. Kurse ne mbare BE kjo shifer arrin ne mbi 100 mije azilkerkues.

Shqiptaret ne kerkesat per azil politik here here dolen te paret duke lene mbrapa edhe sirianet. Dy muaj me pare u thirr ne Paris ministri i jashtem Bushati, por jo nga nga ministri i jashtem por nga ministri i brendshem. Mediat gjeresisht thane se kjo thirrje ishte nje ultimatum per vizat dhe se police francez u vendosen ne pikat kufitare te vendit per te kontrolluar fluksin e njerezve qe largohen nga Shqiperia.

Keshtu qe mund te thuhet me siguri se Edvin Kristaq Rama iu dha shqiptareve drogen dhe po iu kthen vizat duke ndeshkuar keshtu miliona shqiptare! sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.