Show-Bizz

Albëria Hadërgjonaj single. Çfarë do të bëj këngëtarja në fillim?

14:37 - 19.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka mjaftuar një video “live” në Instagram për të zbuluar të rejat nga jeta e këngëtares seksi Albërie Hadërgjonaj. Ajo ka qenë e veshur me bikini rozë e me një kafe në dorë, ajo u ul për minuta me radhë në qiell të hapur, për të folur me ndjekësit e saj. Albëries i shkruanin nga vende të ndryshme të botës si Arabia, Indonezia, Kili etj. Të shumtë ishin ata që e pyesnin për profesionin apo kombësinë. Gjithashtu të shumtë ishin ata që i kërkonin këngëtares shqiptare të largonte flokët e gjatë e t’i tregonte gjoksin, dëshirë që ia plotësoi dy herë. Ndër të tjera ajo zbuloi se në mes të shtatorit do të nxjerrë në treg materialin e ri muzikor, një këngë ritmike e të bukur krijuar nga Kledi Bahiti. Albëria fliste nga Hempton, ku kishte shkuar për pushime por edhe për punë. Ajo rrëfeu se është beqare e dëshiron të bëjë para. Albëria punon atje edhe për një agjenci imobiliare, ku siç u shpreh është angazhuar për shitjen e shtëpive disamilionëshe. “Skam të dashur. Po e shoh që të zgjedh një të mirë. Po jam shumë rehat kështu, s’kam kohë të gjej të dashur. Duhet të punoj njëherë, të bëj lekë. Kam ardhur të shikoj disa shtëpi këtu. Domethënë përveçse për ta shijuar, kam ardhur të bëj biznes në Hemptons. Më vonë do t’iu tregoj disa prona dhe ndoshta jeni të interesuar t’i blini. Unë jam në Hemptons dhe agjencia ka disa prona që do t’i shesë. Këto shtëpi kushtojnë miliona dollarë ndaj më uroni fat”, tha ndër të tjera këngëtarja.

Aida Doçin e fton për performancë aktori i njohur turk

Aida Doçi njihet për zërin e saj të ëmbël. Diçka mjaf e bukur i ka ndodhur Aidës së fundmi. Aktori turk Okay Kaynarca, pasi kishte dëgjuar disa prej këngëve të saj ka ftuar atë për performancë “live”. Vet këngëtarja ka falenderuar aktorin për mesazhin e bukur dhe ftesën që i është bërë. Aida nuk ngurron ta tregoj lumturinë dhe vlerësimin që I është bërë nga aktori. Nëpërmjet një fotoje postuar në profilin e saj në “Instagram”ajo ka bërë publike mesazhet e shkëmbyera me aktorin. Kaynarca  njihet për rolet e tij të suksesshme në serialet turke.

Rikthehet Klaudia Pepa!

 Foto e fundit do ju lërë pa frymë

Është padyshim një nga balerinat më të pëlqyera në vendin tonë.Këtë herë Klaudia Pepa ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën shfaqet e veshur më një bikini bardh e zi duke u dukur më në formë se kurrë.Bukuroshja duket se po vazhdon të shijoj pushimet në këto ditë të nxehta vere. Seksi dhe me flokë të lagura edhe këtë herë Klaudia ka bërë të flitet për të dhe format e saj perfekte. Klaudia njihet për sukses jo vetëm në Shqipëri po dhe jashtë vendit. Ajo po punon me koreografët më të dëgjuar ndërkombëtarë.

Tregojani kritikat tjetërkujt: Miriami e puth vajzën në buzë sa të dojë!

 

Sa më shumë i kritikoni VIP-at pse i puthin fëmijtë në buzë aq më shumë karikohen ata që ti puthin të vegjëlit e tyre e ti ndajnë pastaj fotot me gjithë ndjekësat. Personazhe të famshëm siç janë David dhe Victoria Beckam,si dhe në Shqipëri bukuroshja Adrola Dushi, janë sulmuar pasi kanë puthur fëmijët e tyre në buzë. Këtë radhë është shenjestruar Miriam Cani, e cila ka puthur vajzën e saj. Në foton postuar në “Instagram” këngëtarja shkruan “Mirëmëngjes nga parajsa”. Kanë qenë të shumta reagimet e ndjekësve të saj ku shumica e tyre shkruajnë komente pozitive, ndërsa pjesa tjetër tregohen skeptikë. Miriami nuk i lë komenet pa përgjigje. Dikush i shkruan se nuk puthet fëmija në buzë. Ajo i përgjigjet:”Ashtu? Kush e thotë këtë?” E puthura në buzë nuk ka asgjë të keqe pasi ajo është një formë e shprehjes së dashurisë, sipas Miriamit dhe pjesës më të madhe të ndjekësve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.