AKTUALITET

Një ditë pas tragjedisë në Shkodër, flasin baballarët e dy viktimave: Nuk mund ta besoja dot…

12:15 - 19.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Senad Nikshiqi

Në familjen Tahiri janë hapur dyert e mortit një ditë pas tragjedisë në liqenin e Shkodrës ku u mbytën dy kushurinjtë e vegjël. Rifat Tahiri, babai i viktimës Sabian Tahiri u shpreh dje se ka qenë në shtëpi kur i ra telefoni për ta njoftuar për tragjedinë e ndodhur.

“Nuk e njihja numrin. Më tha personi që më mori se fëmijëve i ka ikur lundra. Në fillim nuk mendova asgjë të keqe. Pas pak më morën sërish dhe më thanë se eja këtu se të është mbytur djali dhe nipi. Kam shkuar me shumë shpejtësi, por nuk mund të bëja asgjë sepse djemtë ishin mbytur. Sabiani ishte djali i im i vetëm. Është një ngjarje shumë e rëndë për të gjithë familjen tonë”, shprehet mes lotësh ai. Edhe vëllai i tij, Naim Tahiri humbi djalin në këtë tragjedi, Ervisin. “Nuk e di se kush më ka marrë në telefon. Mund të ketë qenë ora 16:00 kur më kanë treguar. Nuk mund ta besoja dot. Unë nuk kam dalë aspak nga shtëpia sepse nuk e dija se çfarë të bëja në ato momente. Kur kaloi edhe pak kohë ma konfirmuan edhe zyrtarisht ngjarjen e rëndë. Nuk e di çfarë të them dhe nuk mund ta shpjegoj atë që ndjej në këto momente. Ka ardhur policia dhe janë nxjerrë trupat e pajetë. Ne nuk kemi pasur nevojë të kërkojmë ndihmë sepse u nxorën shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë se një gjë e tillë mund të ndodhë. Se si ka ndodhur ngjarja nuk e di sepse nuk kam qenë aty.

Djali im që ka qenë aty dhe më ka treguar. Ne kemi një dhimbje shumë të madhe si familje”, shprehet babai i 13­vjeçarit të mbytur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.