AKTUALITET

“Shqiptarët janë shitës akulloresh”, komentatori kroat kërkon të falur: Nuk kam dashur të ofendoj shqiptarët…

13:04 - 19.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas fjalëve të thëna gjatë komentit të ndeshjes Dinamo Zagreb- Skënderbeu, ka kërkuar falje komentatori kroat i televizionit HRT, Stjepan Balog, ku ai i cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh. Pas publikimit të lajmit në Shqipëri, shumë shqiptarë të ofenduar i kanë dërguar mesazhe komentatorit, dhe Balog ka dashur të qartësojë situatën duke i dërguar një email klubit të Skënderbeut. Ky email është bërë publik nga korçarët në faqen zyrtare në Facebook.

Email­i i Stjepan Balog

“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar. I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë. Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare. Ju falenderoj për mirëkuptimin.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.