SPORT

Video / Idiotësia e vitit! Shoku i Mavrajt do mungojë 7 muaj për një festim goli!

12:54 - 20.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Futbollistë, kujdes kur festoni golat! Mos ndiqni shembullin e mesfushorit të Hamburgut, Nikolai Myler. Mesfushori i Hamburgut ishte shumë i lumtur që shënoi golin e avantazhit të skuadrës së tij në ndeshjen e hapjes kundër Augsburgut dhe vrapoi drejt këndit për të festuar, shkruan PanoramaSport.

Rrotullimet e tij nuk ishin edhe aq të koordinuara, pasi lojtari u rrëzua keq në tokë duke dëmtuar gjurin dhe duke lënë në mes festimet. Ishte minuta e 8 e ndeshjes por menjëherë u kuptua se situata nuk ishte aq e mirë.

Myler la fushën e lojës i dëmtuar dhe i përlotur mes duartrokitjeve të publikut dhe sot ka kryer testet që konfirmuan diagnozën: Dëmtim i rëndë në gju dhe 7 muaj jashtë fushave të lojës. Gjithçka për një festim goli…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.