SPORT

Ish-ylli shqiptar i basketbollit tallet me Federatën: Tani hani paçe e pini verë

16:07 - 21.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të basketbollit, Ermal Kuqo, tani pjesë e bordit drejtues të LA Klipërs në NBA, ka bërë një reagim mjaft ironik në Instagram për situatën që po kalon kjo përfaqësuese pas humbjes turpëruese me më shumë se 70 pikë diferencë ndaj Holandës.




ermal kuqo

Trajneri qipriot dha dorëheqjen pas asaj sfide, ndërsa Kuqo, i cili në të kaluarën ka pasur përplasje me drejtuesit e koshit shqiptar, fton këta të fundit që të bëjë gjënë e zakonshme, të shajnë të tjerët.

ermal kuqo

Reagimi i Kuqos

Bravo FSHB, edhe pak dhe ja arritët qëllimit! Tani bëni një xhiro nga Valbona, merrini edhe zarat që ju vijnë nga mbrapa, hani nga një paçe!

Më shani pak mua, pastaj edhe çunat, shani pak trajnerin…

Çudia më e madhe tre ditë zgjat… edhe nga një gotë verë me paçen dhe në rregull jeni.

Panorama Sport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.