EKONOMI

Tragjike në Pukë/ Këputet kabulli i tensionit, vdes 55-vjeçari

15:53 - 21.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me anë të një njoftimi për daljen në media, blutë e Pukës bën të ditur se pas një telefonate të arritur rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ish Rezervat e Shtetit”, në Njesinë Administrative Rrapë, Pukë, është këputur një kabull i tensionit të lartë, dhe per pasoje ka ndërruar jetë një shtetas.

Njoftimi i plote Pukë

Informacion Paraprak

Me datë 21.08.2017 rreth orës 12:45 ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njesinë Administrative Rrapë, Pukë, është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës P. M. N. Z ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë. Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.