Show-Bizz

Bluetooth – Nostalgji/  Gerta Heta: Një “Hirushe” me pantallona

16:00 - 22.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth”“Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:

Gerta Heta: Një “Hirushe” me pantallona

Ndonëse dita e saj është e mbushur me angazhime të shumta Gerta Heta, këngëtarja dhe moderatorja e suksesshme shqiptare ndan sot në këtë intervistë për suplementin “Bluetooth” disa nga sekretet e jetës private. Por, ndërkaq Gerta na tregon dhe për bashkëpunimin e fundit me Visarin, planet për një klip të ri, pjesëmarrjen në “Top Fest”, si dhe mbi angazhimin e saj aktual që mban emrin “Kiss Fm”. Le të udhëtojmë sëbashku në botën e fshehtë të Gerta Hetës.

Si e ka nisur Gerta këtë vit?

Me 3 javë pushime në USA dhe rikthim në punën e re Kiss FM 105.7

Cili është statusi aktual i Gertës nga ana sentimentale?

Singel.

Dhe si ndjehesh me këtë status?

Herë mirë se nuk kam kujt e pse  t’i raportoj, e herë keq se ka raste që të mbyt vetmia.

Nuk kanë qenë kandidatët e duhur apo…?

Njerëz të mirë ka plot, por duke e ditur çfarë kërkoj tek partneri, thjesht nuk më ka ndodhur ta gjej atë që po kërkoj.

Ka ndodhur që meshkujt t’ju kenë propozuar pa ju njohur mire vetëm për shkak të zërit të bukur dhe aparencës?

Nuk e di, të paktën nuk ma kanë deklaruar këtë gjë e cila do më bënte të ndihesha keq. Do doja të më pëlqenin për bukurinë time te brendshme, për botën time, për këtë që jam e jo për pozicionin e punës.

Çfarë vlerësoni më shumë tek një mashkull?

Do më pëlqente një mashkull me “mendje të bukur”, modest dhe i sinqertë.

Po tek një femër?

Sinqeritetin dhe modestinë.

Puthja e pare ishte aq romantike sa çe prisnit?

Së tepërmi.

Çfarë ju karakterizon juve si njeri?

Çiltërsia, modestia, mirënjohja, këmbëngulja. Doni më për Belulin?(Qesh)

Çfarë vlerësoni më shumë tek miqtë?

Pastërtinë në marrëdhënien me mua.

Cili është defekti juaj më i madh?

Pikërisht ajo që unë vlerësoj më shumë tek njerëzit, pastërtia në marrëdhënie, mund të them se e kam me tepri dhe mund të abuzohet me të, kështu që po e konsideroj defekt.

Me çfarë ju pëlqen të merreni më shumë?

Me gjithçka, art, sport, punë, udhëtime, mjaft që të mos bie pre e rutinës.

Çfarë është për ju lumturia?

Me kalimin e viteve kam ndryshuar vizionin edhe për konceptin lumturi. Për mua lumturia është, në mos shkëlqim në sy, të paktën jo lot, jetë e rrethuar nga njerëz që të duan, shëndet për ty e njerëzit që do më shumë në jetë.

Çfarë është për ju mjerimi?

Sytë e trishtë të atij fëmijës që më vjen çdo ditë tek xhami i makinës, që kerkon para të ushqehet. Nuk di pse mjerimin e lidh me fëmijët gjithmonë.

Nëse jo vetja juaj, kush do të donit të ishit?

Me thënë të drejtën nuk do ndryshoja asgjë. I jam mirënjohëse Zotit që më ka sjellë në jetë si Gerta Heta.

Ku do të donit të jetoni?

Unë e kam provuar të jetoj edhe në NY e kam zgjedhur rikthimin në Shqipëri kështu që besoj kjo i jep përgjigje pyetjes se ku do doja të jetoja.

Ngjyra dhe lulja juaj e preferuar?

E kuqja dhe trëndafili.

Shkrimtari dhe libri i preferuar?

Jane shumë, nuk mund të veçoj.

Piktori dhe kompozitori juaj i preferuar?

Klimt e Beethoven.

Heroi juaj në jetën reale?

Nëna ime.

Heroi juaj në historinë e botës?

Mahatma Gandhi.

Cila është figura historike që ju urreni?

Nuk kam ndonjë.

Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Sushi.

Çfarë urreni më shumë?

Mosmirënjohjen.

Çfarë talenti tjetër do të donit të kishit?

Pikturën.

Si do të donit të vdisni?

Në gjumë.

Cila është gjendja juaj mendore kohët e fundit?

Me men n’kokë (Qesh).

Cila është motoja juaj?

Mos hiq dorë nga ëndrra.

Cila është gjëja e parë që mendoni sapo çoheni në mëngjes?

Rradhën e punëve të ditës.

Sa kohë kaloni përpara pasqyrës?

Jo shumë, nuk jam e fiksuar.

Dhurata më e bukur që keni bërë?

Dhurata më e bukur që kam bërë ka qenë shfaqja surprizë në derën e prindërve të mi, pa i lajmeruar kur jetoja në USA.

Cili është suksesi juaj më i madh deri tani?

Dua të besoj që gjithçka kam marrë në dorë e kam bërë sukses.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Jam drejtore programacioni në një radio të re të Tiranës, Kiss FM si dhe kam çuar një këngë në kompeticionin muzikor Top fest.

Sa kohë ju ha ky angazhim?

Nuk kam orar, por mund të them se sikundër është fillimi, pjesën më të madhe të ditës.

Në foto, në klipe, në jetën e përditshme ju vishni gjithmonë pantallona. Çfarë keni me fustanet?

Nuk kam asnjë gjë, përkundrazi më pëlqejnë. Megjithatë natyra ime ekspresive, puna e përditshme më kanë “detyruar” le të themi që të zgjedh këto lloj veshjeje. Megjithatë kur prezantova “Netët e Klipit” isha me fustan. Madje po ju zbuloj se kur të këndoj në “Top Fest” do të jem e veshur me një fustan lëkure.

Sapo keni realizuar një bashkëpunim shumë interesant me Visarin, e kujt ishte ideja?

Ishte ide e Visarit të cilin e kam njohur vjet teksa drejtoja spektaklin “Netët e Klipit”. Jam e kënaqur me rezultatin e bashkëpunimit.

Cilët janë autorët e këngës?

Avni Qahili tekstshkruesi, dhe një kompozitor Maqedonas emri i plotë i të cilit nuk po më vjen ndërmend, për fat të keq.

Lidhet fabula e këngës me ndonjë eksperiencë tuajën personale?

Jo nuk kam fare lidhje.

Mund të na tregosh ndonjë prapaskenë interesante të klipit?

Po xhironim skenën kurriz më kurriz në erresirë dhe përveç të ftohtit të madh të dhjetorit, ishim në stresin të mbaronim sa më shpejt sepse komshinjtë kishin dalë në dritare e po ankoheshin për prishje qetësie e mund të njoftonin policinë e Shkupit. Skena është xhiruar me shpejtësinë e erës; vetëm 3 dubla.

Kush u kujdes për look-un tuaj në këtë klip?

Veshjet ishin personale ndërsa për hair/make up S.O.N.I.

Ke ndonjë plan tjetër të afërt në lidhje me muzikën?

Me e afërta pjesëmarrja në Top Fest ndërsa në plan kam edhe një videoklip të ri, ndoshta në verë.

Ky shkrim u botua më 13 shkurt 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.