Show-Bizz

FOTO/ Kallashi i thotë lamtumirë vendit të saj të punës, ja me çfarë do merret

13:27 - 22.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi, bëri bujë të madhe nëpër rrjetet sociale me përmasat e saj trupore.

Zeshkania e egër apo siç e quajtën ‘mbretëresha e plumbave’, u bë njëra ndër femrat më të paguara si valltare e kafeneve ku kishte muzike live.

Ajo u bë pjesë e tyre që kur i kishte 17 vjeç. Nga ai moment ajo ishte e pranishme çdo natë nëpër klube të ndryshme.

Shumë meshkuj ishin të etur pas linjave të saj, e që nuk hezituan të udhëtojnë me kilometra vetëm që t’ia shohin të pasmet.

Por siç duket kësaj ‘periudhe’ po i vjen fundi.

Donjeta për Gazetën Express, ka treguar se më nuk do të jetë pjesë e ‘Kobra City’.

‘Më nuk do të jem pjesë e clubit ‘Kobra City’, por as e clubeve të tjera. Kontrata ime mbaroi dhe nuk po du ma me vazhdu. Dmth. kjo ka qenë sezoni i fundit’, ka thënë Kallashi për Express.

Zeshkania bombastike nuk ka hezituar të tregojë se si është ndarë me shefat e saj. ‘Jemi nda shumë mirë, nuk kemi pas probleme aspak. Akoma kam kontakte të mira’ ka shtuar ndër të tjera Kallashi.

Ajo tha se tani e tutje do t’i përkushtohet vetëm muzikës, por ndodh që në një të ardhme të afërt të shkoj edhe në Amerikë.

Se a do të mundet dikush ta zëvendësojë, mbetet të shihet”, – ka thënë Kallashi.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.