Show-Bizz

Kohë ndryshimesh në TV shqiptar: Gazetari i njohur lë pas 5 vitesh “ABC”

17:43 - 22.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mund të jetë ndoshta, sezoni me më shumë ndryshime në televizionet shqiptare. Emra që kanë punuar prej vitesh në një televizion, po zgjedhin të zhvendosen diku tjetër; çdo e mirë e ka një fund. Për këtë edhe gazetari Eni Shehu vendosi të largohet nga televizioni ku punoi për 5 vite, “ABC News”. Jemi mësuar që pasditeve të verës ta shikojmë tek “Edicioni veror” se çfarë bëhet nëpër jug, duke promovuar plazhet dhe turizmin shqiptar; duke parë kush pushon, ku po pushon, por siç tregon i pyetur nga Anabel.al, është koha për të kaluar në një etapë të re.

“Është një kapitull i mbyllur, një etapë e karrierës sime të cilës i erdhi fundi. Përfundova me sukses sezonin e 5-të në Jug të “Edicionit Veror” dhe ku ka më mirë se ta mbyllësh me nder. “ABC” dhe Mand Shkullaku (ish-drejtuesi) ka qenë pa diskutim shkolla e gazetarisë së cilës iu dedikova me shpirt nga fillimi. Tani është koha për filma, teatër, por pa u shkëputur nga televizioni.”

Së fundmi, e pamë si protagonist në trailerin e filmit të ri të regjisorit Pluton Vasi, “Ndërkombëtarët”, që pritet të dalë në vjeshtë. Filmi është bazuar në një prej romaneve më të vlerësuar të Ylljet Aliçkës, “Rrëfenja me ndërkombëtarë”. (lexo këtu

Shehu e nisi karrierën në 2003-shin, si pjesë për 3 vite e emisionit “Select” në Top Channel, për të vijuar me emisionet rinore të “TV Klan”,derisa në 2012-ën nisi “Edicionin Veror” në “ABC News”, ku gjithashtu ishte gazetar i temave social-kulturore. I pyetur nga Anabel, Eni Shehu parapëlqeu të tregohet i rezervuar për ku do të jetë destinacioni i radhës nga televizionet shqiptare./Anabel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.