EKONOMI

QSUT shpall 49 vende të lira pune për infermierët. Ja kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët

12:10 - 22.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Voltiza DURO

Drejtoria e QSUT-së publikoi dje, 49 vende të lira pune për pozicionet infermier i përgjithshëm, infermier reanimacioni dhe infermier salle, pranë shërbimeve mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”. Të gjithë aplikantët e interesuar kanë afat nga data 21 gusht deri më 4 shtator të këtij viti për të dorë- zuar dokumentet përkatëse pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në QSUT.

Njoftimi zyrtar është publikuar nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të këtij institucioni, ku janë përcaktuar kriteret për të gjithë kandidatët. KRITERET Janë një sërë kriteresh që aplikuesi duhet të plotësojë për t’u shpallur fitues dhe për të ushtruar profesionin e infermierit. Kështu, mësohet se kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin “Infermier”, të jetë i regjistruar tek Urdhri i Infermierit, të ketë licencë për ushtrim profesioni, të jetë i aftë për diagnozën infermierore, të kryejë saktë të gjitha shërbimet si dhe të ketë njohuri specifike farmakologjike. Gjithashtu, kandidatët duhet të jenë të gatshëm për të punuar me tre turne sipas kontratës, të kenë aftësi të mira komunikimi, informimi e pune në grup, dhe të paktën njohuri në një gjuhë të huaj dhe bazat kryesore kompjuterike. Përveç kritereve të përgjithshme, në njoftimin zyrtar nga QSUT, janë publikuar edhe disa kritere të veçanta, që përfshijnë njohjen dhe zbatimin e profesionit të infermierit në mënyrë sa më të përkushtuar ndaj pacientëve.

Disa prej këtyre kritereve konsistojnë në njohjen e rregullave të dhënies së medikamenteve, gatishmëria për t’iu përgjigjur të gjitha rasteve të urgjencës, njohja e diagnozave bazë e shenjave infektive të plagëve operatore, përballimi me sukses i vështirësive të punës dhe njohja e parimeve të kujdesit para e pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

RIVLERËSIMI

Për të gjithë kandidatët fitues, do të ketë një rivlerësim në fund të kontratës tremujore. Mësohet se rivlerësimi do të bëhet duke u bazuar në respektimin e etikës profesionale, në aftësitë tekniko-profesionale të infermierit dhe përkushtimit njerëzor ndaj pacientëve. Ndërsa, aplikantët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike (email) për zhvillimin e fazave të konkursit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.