POLITIKË

Rama poston mbresat e një piloti spanjoll, komentuesit: Shqipëria vendi i bukur, por çfarë e do, ka varfëri o kryeministër!

08:54 - 22.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë u ka uruar si çdo ditë “Mirëmëngjesi” ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook”. Ai ka zgjedhur të postojë mbresat e një piloti spanjoll, i cili ka qëndruar gjatë me pushime në Shqipëri me familjen e tij.

Mirëpo, menjëherë kanë vërshuar komentet nga ndjekësit e tij, ku kanë shkruar se Shqipëria është vendi i bukur po pate lek, por mbizotëron varfëria. Ja disa nga komentet: “Spanjolli i bën të gjata pushimet se nuk e ka rrogën 30000lek/muaj si shqiptari që mezi bën 5 ditë pushime dhe pendohet kur ulet në restorant se i vjen fatura 1 djall e gjysmë…”. “Po pra po, se po pate lekun Shqipëria është vendi i bukur por çfarë e do se këtu tek ne ka varfëri o Kryeministër.

Ja statusi i plotë

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me mbresat e këtij piloti spanjoll që ka zgjedhur Shqipërinë për pushime të gjata me familjen e tij 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.