Tech

Akuza për burrin e ri, shoqja e Suela Kalasë: Është i falimentuar, i bëj thirrje Saimir Çilit të mos shesë shtëpinë  

10:38 - 23.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Para pak ditësh të gjithë e kemi marrë vesh që Suela Kalaja, ,mbasi u nda nga bashkëshorti i saj u martua me Arijon Abdylin, që të gjithë e njihnin si milioneri që kishte gjithçka.

Por më vonë doli që ai nuk kishte asnjë kacidhe, pasi ish e dashura e tij tregoi gjithë të vërtetën që fshihte ky person. Një mashtrues që mohon edhe veten e tij vetëm e vetëm që ti bëjë keq njerëzve të pafajshëm.

Pra ish e dashura e tij na tregoi pak ditë më parë se çfarë njeriu ishte Arijoni, por sot në redaksinë 360grade.al ka ardhur një tjetër denoncim nga një ish-punonjës i tij, djali dëshiron të mbetet anomin, dhe ka treguar të gjithë historinë e tij më milionerin që shëtit një biçikletë të vogël:

Historia

Arijon Abdyli ka pasur një firmë nën emrin e tij e quajtur ‘’DYLA SRL”. Në bashkëpunim me kompanitë e tjera Arijoni nxirrte fitime të mëdha por lekët i fuste në xhep dhe i linte të gjithë punëtorët pa rroga me muaj të tërë.Gjithashtu ai ka pasur një magazinë ku mbante të gjitha veglat e tij në një provincë të Ravenës në Itali, Piangi Pane, dhe për shkak që ai nuk paguante taksat sepse ky nuk dinte të menazhonte paratë e tij ai u fut në aq shhumë borxhe sa inspektorët e financave vendosën ,që t’ia mbyllnin firmën.

Aktualisht personi në fjalë është pa punë dhe i zhytur në borxhe si me shtetin ashtu edhe me punëtorët e tij. Dhe për këtë gjë ai shpesh është dhunuar fizikisht pasi i mashtronte të gjithë duke u thënë që do t’iu kthente paratë që u kishte borxh. Por deri më sot asnjë nga ne që kemi punuar me të nuk i kemi marrë lekët që ai na ka borxh. Mos besoni kur thonë që ai është milioner, sepse në të vërtetë ai nuk ka asnjë kacidhe. Dhe shumë nga punëtorët e tij hapnin adresa fallco në facebook dhe e kërcënonin që ai tu kthente paratë.

Shoqja e Suela Kalasë: Zotërija është një i falimentuar dhe Suela ka rënë viktimë

Nuk kanë të mbaruar denoncimet që vinë në emër të milionerit të rremë, Arijon Abdyli, i cili kohët e fundit është martuar me Suela Kalajan.

Mbas denoncimit të ish të dashurës së tij, ish punëtorit që nuk ka marrë akoma hakun e tij të punës dhe tani për ta bërë akoma më të besuar këtë histori në redaksinë 360grade.al ka ardhur një tjetër denoncim, dhe kësaj radhe ka ardhur nga një shoqe e Suelës e cila thotë që personi që hiqet si një milioner me biznese të shumta, në fakt ai është një person i falimentuar që përdor njerëz të tjerë duke i mashtruar.

Ajo thotë që Suela është e verbuar nga dashuria, saqë ka nxjerrë në shitje shtëpinë në rrugën e Elbasanit, në mënyrë që me paratë që do të nxjerrin të paguajnë të gjitha borxhet e Arijonit. Shoqja e Suelës i bën thirrje ish bashkëshortit të Suelës, Sajmir Çili, që të mos e shesë shtëpinë sepse ato para do të bien në duart e një mashtruesi.

”Do më vijë shumë keq për Suelën se do të përfundojë shumë keq nga kjo histori’’- ka përfunduar shoqja e Suela Kalajas./360grade.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.