Kryesore

Dako i përgjigjet Berishës: Mua “s’ma ha qeni shkopin”!, Sali në Qerret ke dhe shtëpinë e Lulzimit tënd…

12:41 - 23.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka denoncuar ndërtimin e disa pallateve në zonën e Qerretit, duke shkruar se i përkasin kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Mirëpo menjëherë i është përgjigjur kreu i bashkisë së Durrësit, Dako, i cili shkruan se Qerreti i përket bashkisë së Kavajës, ndërsa i kujton Sali Berishës se ai e di shumë mirë pasi pushon aty, në shtëpinë verore të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos”, – ka shkruar ndër të tjera, Dako.

Ja reagimi i Vangjush Dakos

Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpinë verore te Lulzimit tënd.

Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos.

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Komunikim i niveleve te ulta ky i z.Dako.Nje hajdut e shites betoni ky xhuxh “pa ju trembur syri” dekllaron se “nuk ja ha qeni shkopin”kaq i sigurte eshte.Kete siguri ja jep Rama i gjate qe eshte mbajtur me “Donacionet” e Firmes se Betonit Dako.Jep me nje dore e zhvat me tjetren.Popuul leshi ka qene gjthmohe Durrsi. “Tave me speca”

    Përgjigju ↓