AKTUALITET

EMRI/ I riu çudit policinë, kishte futur kanabisin në kuti kosi e kavanoz gogozharesh, arrestohet (foto)

09:21 - 23.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një 22-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi i është gjendur lëndë narkotike në banesë. Policia ka sekuestruar 574 gram lëndë narkotike kanabis sativa, të cilat ishin futur ne kuti kosi e kavanoza gogozharesh.

 Njoftimi i policisë

Më datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.