AKTUALITET

FOTO/ “Më jep para ose do t’i them gruas tënde”, ja kush është shqiptarja që kërcënonte biznesmenin italian

13:35 - 23.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

 

Kjo që shihni në foto, është shqiptarja Natasha Kaciqi, 28-vjeçarja e cila u arrestua një ditë më parë nga policia italiane në Padova për katër vite i bënte shantazh ish-të dashurit.

Ajo dyshohet se i ka zhvatur një biznesmeni italian me të cilin kishte një marrëdhënie rreth 33.500 euro.

Fillimisht shqiptarja i ka kërkuar të dashurit të saj 55-vjecar një apartament në Shqipëri ku do jetonin së bashku, por pasi lidhja është ndërprerë ajo ka vijuar t’i bëjë presion se do i tregonte gjithçka bashkëshortes së tij dhe t’i zhvasë para biznesmenit që ishte i martuar.

Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ka qene të hënën ku rreth orës 22:00 shqiptarja së bashku me ish-të dashurin kishin lënë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s. 28-vjecarja shkoi në vendin e takimin me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian nga Bari, me të cilin bashkëjetonte në provincën e Treviso-s, shkruajnë mediat vendëse.

Në momentin që do bëhej shkëmbimi i parave, policia ka ndërhyrë duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj të ri. Në makinën e 28-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.