Kryesore

Shkodër/ Eksploziv te dera e shtëpisë ish-të dënuarit për mina në 2005, ja kush është 58-vjeçari

10:30 - 23.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pas shpërthimit me eksploziv që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Mësohet se banesa e cila u dëmtua është në pronësi të shtetasit Rrok Pepaj.

Ky i fundit mësohet se është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë i dënuar dhe ka disa kohë që ka dalë nga burgu.

Pista e parë që ka ngritur Policia për të hetuar është ajo e hakmarrjes, shkruan Panorama.

Rrok Pepaj ka qenë i dënuar me 5 vite burg, pasi ka qenë njëri nga 4 personat e arrestuar në 2005 për transport eksplozivi nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë.

Në 2005 Rrok Pepaj u arrestua së bashku me Sander Lekë Gjinaj, Mirash Lazër Dushku, Altian Nuro Saloviq dhe në bashkëpunim me policinë malazeze është ndaluar korrieri i eksplozivit C4, Branko Raiçeviq nga Podgorica.

Ata u kapën me disa bomba me telekomandë të përgatitura në Beograd, ndërsa u futën në Shqipëri përmes Malit të Zi. Ai ka dalë nga burgu në vitin 2010.

Ngjarja 

Një personi në Shkodër i është vendosur në derën e shtëpisë lëndë plasëse, por fatmirësisht pa viktima. Sipas një informacioni paraprak bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit, ndërsa nuk dihen ende autorët e vendosjes së eksplozivit.

Policia ka bërë të ditur se ka ardhur një telefonatë ne sallën e komandimit se në lagjen Skenderbeg, Shkodër, në pallatin 2 katesh, tek dera e jashtme e banesës shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shpërthim i dyshuar lëndë plasëse, për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i korridorit të banesës tij”.

Ndërkaq, uniformat blu po kryejnë veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.