Publikuar : 12/09/2017

Dinamo i Kiev flet për Skënderbeun: Në Kiev për dy ditë, hotel luksi, “Margherita” dhe…

Bej share
Tags

Klubi i Dinamos së Kievit ka publikuar sot në faqen e vet zyrtare një informacion të detajuar për Skënderbeun, kundërshtarin e të enjtes në Ligën e Europës. Por nuk bëhet fjalë për taktikat që përdorin korçarët apo elementët cilësorë të tyre. Bëhet fjalë për axhendën e udhëtimit të skuadrës shqiptare drejt Ukrainës si dhe të porosive të zakonshme apo të veçanta që ata kanë bërë për këtë vizitë tre ditore në Ukrainë. “Skënderbeu në Kiev, dy ditë por asgjë tjetër veç futbollit”, titullohet artikulli i cili tregon përgatitjet e korçarëve në Ukrainë. Ne vijim, detajet e publikuara nga ukrainasit rreth vizitës shqiptare… “Klubi nga qyteti i Korçës do të mbërrijë në kryeqytetin e Ukrainës pranë drekës të së mërkurës, më 13 shtator, me një udhëtim çarter nga Selaniku.

Klubi shqiptar do të akomodohet në një nga hotelet më të mira të qytetit, “Premier Palace”, i cili gjendet vetëm pak kilometra larg stadiumit “Olimpiyskiy”. Gjatë ditës, ekipi do të qëndrojë pushim ndërsa në orën 19:00, do të fillojë stërvitjen para ndeshjes, para të cilës do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit dhe një prej lojtarëve. Kërkesat e Skënderbeut për ekipin pritës janë të zakonshmet, por ka edhe disa të veçanta. Topa futbolli, porta të lëvizshme, tavolina masazhi, peshqirë, akull, çaj, kafe… Përveç këtyre, shqiptarët kanë kërkuar për çdo pjesëtar delegacioni nga një çokollatë të zezë dhe biskota të kripura. Në mëngjesin e ditës së ndeshjes, nuk ka asnjë plan të parapërgatitur nga Skënderbeu, ekipi do të qëndrojë në hotel. Delegacioni do të niset drejt stadiumit në orën 18:00 (lokale), 2 orë para fillimit të ndeshjes.

Në orën 20:00 (lokale), do të dëgjohet bilbili i gjyqtarit Bart Verntenten dhe pas takimit, është parashikuar kthimi në hotel. Një gjë interesante është se pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, shqiptarët kanë porositur 10 pica “Margherita”. Shqiptarët do të kthehen në vendlindje gjatë pasdites së 15 shtatorit”./Panorama

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli