BOTA

VIDEO/ Sulmohet nga ‘maskat’ në sy të vajzës 7-vjeçare, por argjendarja nuk dorëzohet

11:17 - 12.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pronarja e një dyqani bizhuterish ra pre e dhunës së grabitësve, që e rrahën në sy të vajzës së saj të vogël 7-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë. Mediat lokale kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket qartë momenti kur dy persona të armatosur me skafandër motori u futën në dyqanin e bizhuterive. Ata i kërkuan gruas që të hapte kasafortën, por ajo refuzoi. “Edhe nëse më vrisni, unë nuk do ta hap”, u tha pronarja dy grabitësve. Në pamje shihet se si njëri prej tyre e tërheq nga qafa dhe e rrëzon përtokë në sy të vajzës 7-vjeçare.

Pas refuzimit të gruas, ata u larguan pa marrë objektivin e tyre. Rreth 50 metra larg argjendarisë, grabitësit kishin parkuar një makinë me të cilën u larguan. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë sapo morën njoftimin. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për t’i arrestuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.