AKTUALITET

Abuzoi me të miturën, në pranga 48 vjeçari nga Durrësi

18:21 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër rast ngacmimi seksual është shënuar sot brenda 24 orëve.

Këtë herë në Durrës, një 48-vjeçar me iniciale A.M. (banues në qytetin bregdetar) është ndaluar nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se, më datë 08 shtator, në lagjen Nr.5, ai ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin vajzës me iniciale L.A., 17 vjeçe, banuese po në Durrës.

Kallëzimi i adoleshentes ka vënë në lëvizje efektivët, të cilët kanë ndaluar 48-vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari, shtojnë të njëjtat burime, ndërsa materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe ”Vjedhja”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.