AKTUALITET

Abuzuan me të për 7 vite, lezhania rrëfen vitet e tmerrit: Kam qenë 11 vjeçe kur njerku…

16:59 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një vajzë nga Lezha ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo ka qenë një ndër vajzat, viktimë e trafikimit. Ajo kthehet vite pas dhe na trondit me historinë e jetës së saj, teksa ka një apel të fortë për lexuesin, shkruan Shkodra News. Historia e vajzës nga Lezha: Isha lindur në Lezhë, në një familje shumë të varfër. Im atë punonte me furgon dhe vdiq në një aksident kur isha vetëm 10 vjeçe. Isha fëmijë i vetëm. Nana e papunë. Mesa më kanë thënë mamit i gjetën pas vdekjes së babit një burrë 18 vite më të madh se ajo në Itali. E ai na merr atje të dyjave. Nisi tmerri për mua. Abuzimi ndaj meje nisi kur isha 11 vjeçe. Ai filloi t’i linte miqtë të futeshin në shtrat me mua. Duke qenë se isha fëmijë ende, njerku rrinte në dhomë bashkë me ne. Shpesh ai futej në shtrat me mua, më puthte në ballë dhe më thoshte se kisha bërë një punë të mirë dhe se ishte krenar për mua. Nuk kuptoja a po më mbronte prej atyre burrave që më bezdisnin duke më prekur flokët e trupin? Por më vonë kur u rrita kuptova se ai po më shfrytëzonte. Pastaj më detyroi në moshën 16 vjeçe të pranoja dhurata dhe të kaloja kohë me disa burra të moshuar. Takimet nisen me “biseda” dhe pastaj përparuan në trafikim. Abuzimi im vazhdoi derisa mbusha 18 vjeçe. Nëna ime? Ajo nuk guxonte të thoshte një fjalë se ndryshe do të kthehej në skamjen e Lezhës. E do të përballej me opinionin që aq shumë e vriste. Kur bëra 18 vjeçe njoha një djalë amerikan dhe atij i tregova gjithçka. Gjeta forcën dhe e denoncova njerkun. Bëri vetëm 2 vite burg dhe doli. Akoma jeton me nënën time, kurse unë kam lëvizur në një shtet tjetër dhe po tentoj të hap një restorant timin. Dua ta harroj atë kohë të tmerrshme. Ndaj them gjithçka duhet denoncuar që në fillim, sado i fortë të jetë rreziku që ju kërcënon./JOQ


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.