Kryesore

Berisha: Çfarë humbi PD nga marrëveshja me Ramën dhe shërbimi që iu bë Ilir Metës!

20:52 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në intervistën me Çim Pekën, Sali Berisha foli për atë që ndodhi gjatë fushatës së 25 Qershorit, duke iu referuar marrëveshjes Rama-Basha në 17 Maj.  Sali Berisha tha se i fituar nga ajo marrëveshje kishte dalë Ilir Meta, që u duk sikur ishte opozitari i vetëm në Shqipëri. Duke komentuar takimin me Ilir Metën pas marrëveshjes Rama-Basha, Berisha u shpreh: Një kafe kortezie dhe asgjë tjetër. Sepse personalisht unë e kam mirëpritur marrëveshjen dhe takimin Basha-Rama. Unë kam prerë çdo lloj përpjekje të Ramës që të komunikonte me Sali Berishën. Kam prerë me thikë çdo lloj përpjekje të tij dhe kam qënë kategorik. Ata janë takuar. Nuk është përgjegjësia ime që ata mendojnë gabim. Është çështje e tyre. Nuk ka diskutuar asgjë madhore politike përveç se një kafe kortezie me Ilir Metën. Ai ndoshta e mendoi se kjo marrëveshje kishte qëllime kundra tij, dhe nuk përjashtohet  se ajo pati perkursione të tilla gjatë fushatës, çfarë pagoi një çmim shumë të shtrenjtë PD-ja. Sepse gjatë fushatës Rama arriti të krijojë përshtypjen se do të kishim një koalicion PD-PS. Vetvetiu doli atë javë që Ilir Meta do të ishte opozita e vetme, çka e ndihmoi LSI-në, e bëri me fletë. Nëse marrëveshjen Rama e nisi për të dëmtuar Ilir Metën, mund të thuash që Ilir Meta nuk humbi nga marrëveshja. Ajo javë propagande elektorale, e rrebesheve ndaj LSI-së u tha shqiptarëve se,  shikoni ai është një opozitar i vërtetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.