BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Angazhimet artistike të Dokles. Fanset e Spartak Ngjelës. Kryeministri i jep keshilla Veliajt. Të eturit e LSI

16:00 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Angazhimet artistike të Dokles. Fanset e Spartak Ngjelës. Kryeministri i jep keshilla Veliajt. Të eturit e LSI





Angazhimet artistike të Dokles
Paralel me jetën politike për deputetin Namik Dokle ecën edhe veprimtaria e tij artistike. Kështu Dokle ka firmosur së fundmi një kontratë me një shtëpi botuese për botimin e tre dramave të reja që do të dalin së shpejti në qarkullim. Politikani nuk ka dashur të japë detaje rreth tyre, ndërsa këto drama do të vijnë në vazhdim të të tjera veprave të autorit, jo vetëm në letërsi por edhe në dramaturgji. Në fakt Dokle shënon në karrierën e tij artistike dhjetë drama, ku e fundit e botuar në vitin 2008 është ajo me titull “Dënimi i dytë i Homerit”.


Fanset e Spartak Ngjelës
Vajzat që i shkojnë nga pas Spartak Ngjelës janë të shumta, por ai ende është në dilemë për t’i vënë syrin asaj të duhurës. Madje, të qenit xhentelmen i Ngjelës arrin deri aty, sa kurrë nuk i refuzon propozimet që i bëjnë vajzat bukuroshe që i dalin fare rastësisht dhe i kërkojnë të pozojnë me të. Ja edhe një vajzë tjetër, e cila i ka bërë propozimin e rastit. Politikani nuk ka pasur arsye që t’i thotë “JO”, madje duket si i zënë në faj, pasi teksa fotografi ka shkrepur aparatin Ngjela ka qenë duke u rregulluar për shtatë palë qejfe. Fundja, ai e ka kuptuar sekretin e të qenit publik: një foto shpreh vërtet mijëra fjalë.


Kryeministri i jep keshilla Veliajt
Kjo foto dhe ky qëndrim, të kujton thënien e ish-udhëhqeësit Ramiz Alia kur ju drejtohej studentëve në takimin me ta në dhjetor të vitit 1990; “Jeni të rinj, nuk i dini të gjitha gjërat ju”. Kjo deklaratë ka bërë për të qeshur anëtarin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Sokol Nako.
Veç Erjoni duket pa fjalë çuditërisht para të kryeministrit të vendit, kjo edhe për motivin e thjeshtë, se Berisha rrallë herë hap rrugë të flasësh… Megjithatë një gjë dihet Erjoni në këtë rast po e dëgjon me vëmendje Berishën… Disa këshilla prej politikanit të vjetër nuk i bëjnë aspak dëm atij…


Të eturit e LSI
Që janë të etur ata na e dëshmojnë nga hera në herë. Madje edhe kur nuk është verë… Ndodh që në pikë të dimrit të kesh një etje si të ishte temperatura 40 gradë… Ndoshta nga sikleti, ndoshta nga ambienti i mbushur tejet me njerëz ka bërë që Zv.kryeministri Ilir Meta dhe drejtori i Agjencisë Telegrafike të Lajmeve, Artur Zheji të drejtohen herë pas here tek gota e ujit… Dhe këtë gjë e bëjnë në të njëjtën kohë, si të kishin një urdhër të brendshëm…

Ky shkrim u botua më 6 shkurt 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.