Kryesore

Debati për Skënderbeun, ndërhyn Meta: Ai është heroi ynë kombëtar, ajo që na duhet ne është…

19:30 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Meta, presidenti i ri i Republikës, ka shfrytëzuar ceremoninë e betimit të ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2” për të ndërhyrë në debatin që ka ngjallur në opinionin publik çështja e “mbulimit” të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Namazit për Kurban Bajram.

Meta shfrytëzoi daljen publike, në prani të kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit, për të dhënë mesazhin se “Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje”.

Sipas Metës “ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë”, – ka theksuar ndër të tjera Meta.

Gjatë dy ditëve të fundit mbarë opinioni shqiptar u përfshi në një debat të madh, pas faljes së Bajramit në sheshin ‘Skënderbej. Ishin të shumta reagimet se përse ishte mbuluar statuja e heroit tonë kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.