Tech

FOTO/ Seanca maratonë në Kuvend, deputetët ‘dorëzohen’ përpara gjumit…

13:05 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një seanca e gjatë maratonë është mbajtur dje në Kuvend, e cila ka zgjatur deri në orët e parë të mëngjesit të sotëm, në të cilën kanë mbajtur fjalën të gjithë deputet e rinj.

Qeveria “Rama2” u miratua në orët e para në mëngjesit në Kuvend me 78 vota pro dhe 51 kundër, do të betohet sot në orën 17:00 para presidentit Ilir Meta. Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

Por, megjithëse ishin orët e para të mëngjesit Rama është ngritur dhe ka mbajtur një fjalim, duke të përmbledhur në 10 pika e programit të tij.

E ndërsa Rama fliste, dhe megjithëse replikat nuk kanë munguar, disa deputetë të lodhur nga orët e vona janë dorëzuar dhe nuk e kanë fshehur dot lodhjen dhe “luftën” me orët e gjumit.

Në foto më poshtë ju do të shikoni se si deputetë janë rraskapitur nga seanca maratonë, shkruan Panorama.

Një ndër ta është deputeti i LSI për qarkun e Beratit, Gledjon Rahovica po ashtu dhe deputetja më e re në kuvend, përfaqësuese e PDIU në Dibër, Reme Lala. Po ashtu një dremitje duket se e ka marre dhe deputeti Genc Pollo, të paktën ashtu siç duket dhe nga foto.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.