Kryesore

Sali Berisha flet për konspiracionin e marrëveshjes Rama-Basha kundër atij vetë dhe Ilir Metës

21:19 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndarja e dy kampeve Rama-Basha në njërën anë dhe Berisha-Meta në anën tjetër, nisi të flitej në media ndërsa diskutohej reforma në drejtësi. Në intervistën me Çim Pekën, Sali Berisha nuk e mohon plotësisht konspiracionin, por thotë se përpjekjet vijnë vetëm nga Edi Rama dhe ai nuk është ndjerë i trysnuar.

Peka: Që nga momenti i artikulimit i nevojës për Reformën në Drejtësi, Ilir Meta ka pasur një bindje për një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës. A jeni ndjerë i trysnuar nga një marrëveshje të heshtur mes Bashës dhe Ramës?
Berisha: Asnjëherë. Nuk trysnohem. Nuk jam ndjerë dhe nuk trysnohem. Nëse ka njeri që e ka faktuar me mijëra herë që unë nuk trysnohem, nuk jam njeri që impresionohem.
Peka: Por kjo nuk e ndalon kundërshtarin të përpiqet?
Berisha: Unë nuk mund të them që Lulzim Basha është përpjekur. Se përpiqet Edi Rama ajo është punë tjetër. Absolutisht në asnjë rast nuk kam konstatuar se Lulzim Basha është në ujdi me të.
Peka: A keni dyshuar ndonjëherë në besnikërinë e Lulzim Bashës apo mirënjohjen e tij ndaj Sali Berishës.
Berisha: Asgjë nuk bazoj unë në qëndrimin ndaj meje në rrafshin sentimental. Unë çdo gjë e gjykoj dhe nuk kam pasur asnjë rast të dyshoj, apo të mosdyshoj. Unë jam njëri i dorëhequr. Në këtë pozicion, në një farë mënyre i gjithë prokupimi im është të jem rigoroz në statusin e të dorëhequrit sepse kjo më takon.
Peka: Mediat para dy ditësh kanë raportuar për disa debate në mbledhjen e grupit të PD-së. A ka qenë korrekt raportimi i medias?
Berisha: Pak a shumë korrekt, përveç interpretimeve absurde. Ai ishte një diskutim në mbledhje të grupit, nga më të rëndomtit. Ishte bërë një deklaratë, dy deklarata më saktë. Një deputet tha që “unë kam bindje”, dhe unë ja besoj plotësisht. A mund ti thuash gjë tjetrit kur thotë se unë kam bindje? Si thua dot. Unë kam bindje tha se kanë ngatërruar numrat. Dhe unë i besoj plotësisht se ai ka bindjen. Ky variant krijonte një problem. Sepse e zhvendoste çështjen nga ata që tradhtuan tek Ulsi Manja dhe komisioni. Por ne nuk mund ta zhvendosim fokusin nga ata që na tradhtuan.
Peka: Ju jeni Sali Berisha dhe kurrë nuk i keni lënë të harrohet ngjarjet. Unë nuk besoj se Sali Berisha nuk e ka të qartë se Grida Duma dhe Ervin Salianji deklarata e një nate më parë i kanë bërë në kokën e tyre. Madje zonja Duma ka thënë se po fliste në emër të grupit. Janë marrë në telefon deputetë që të shkruanin. Unë e kam bindje, po flas si Salianji tani, që pas këtyre deklaratave qëndron Lulzim Basha. Replikën e kishit ndaj Salianjit apo ndaj Lulzim Bashës.
Berisha: Replika ime ishte… meqë po pyet. Grida Duma është zëdhënëse e grupit. Këtu ndalemi. Zëdhënësja e grupit nuk mund të bëjë asnjë deklaratë pa miratimin e grupit. Ky është standardi! Ky ishte qëllimi im. Nuk e kanë kuptuar fare. Standardi është ky, zëdhënësja e grupit është zëdhënëse e mbledhjeve të grupit. Full, Stop. Zëdhënësja e grupit po foli, duhet të thotë se unë po flas si deputete, se si deputete mund të flasë, nuk ka censurë. Ama duhet të përcaktojmë rregullin. Aty unë jam deputet, jam anëtar i atij grupi. Zëdhënësja është zëdhënëse e grupit vetëm për deklarata që miratohen në mbledhje të grupit. Kjo u korrigjua dhe kaq.
Peka: U korrigjua, por kjo është krejtësisht e qartë. Dy funksionarë të grupit, një sekretar dhe një zëdhënësi nuk mund të mbajnë këto qëndrime pa lejen e Lulzim Bashës. A ju duket se Basha po ju bënte karshillëk jo drejtpërdrejtë, por duke përdorur dy të preferuarit e tij.
Berisha: Nuk ma merr mendja që Lulzim Basha do të funksionojë me një parcelizim të tillë, dy të mitë e tre të atij. I gjithë grupi Lulzim Bashën e njeh si kryetar të PD-së, kështu që dua të them që e kam jashtëzakonisht të vështirë të ma rrokë mendja se ai punon me dy vetë në grup. Ai punon me gjithë grupin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.