KULTURË

Xhevdet Xhafa, me “Autobiografi” në Galerinë Kombëtare

10:10 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Galeria Kombëtare e Arteve dhe Galeria Kombëtare e Kosovës çelin ekspozitën personale “Autobiografia” të Xhevdet Xhafës, nga 14 shtatori në 14 tetor, kuruar nga James WALMSLEY. Ekspozita është realizuar në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor të dy ministrive përgjegjëse të Kosovës dhe Shqipërisë. Xhevdet Xhafa ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita internacionale ku ka fituar mirënjohje të shumta dhe është mirëpritur si artist. Nga ato do të veçohen: Ekspozita kolektive në Rockfeller Gallery në New York, ku veçohen veprat e Xhafës. Ekspozita e arteve bashkëkohore në Wellington/Sidney -Australia ku marrin pjesë shumë artistë me mëse 100 piktura, skulptura edhe foto artistike. Kritiku francez Oskland Strari thekson: “Arti jugosllav nuk paraqet fuqi botërore në aspektin artistik, megjithatë ka disa artistë, rëndësia e të cilëve i tejkalon kufijtë e tij”. Ai vë në spikamë veprat e Shutelit, Xhafës, Rotarit dhe Abramoviqit. Ekspozita në Galerinë moderne të arteve bashkëkohore në Romë, pjesëmarrës ishin 60 krijues, Xhafa prapë veçohet në mesin e 11 artistëve dhe ekspozita Alternative e Artit tonë bashkëkohor në Vjenë, Austri ku përsëri artisti cilësohet si shembull i individualitetit tonë në rrafshin e artit bashkëkohor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.