Publikuar : 14/09/2017

Amarda Arkaxhiu: Jeta e re në Amerikë dhe arsyet që braktisa muzikën në Shqipëri

Bej share
Tags

 
Është vendosur për disa vite në SHBA, ku bën jetën dhe karrierën njëkohësisht duke kënduar atje për mërgimtarët shqiptarë, por duke mos lënë pas dore edhe karrierën artistike me klipe e këngë të nxehta gjatë verës. Amarda Arkaxhiu këtë verë erdhi me një këngë ritmike të titulluar “Sta fal”, projekt ky që u pëlqye shumë nga publiku, por këngëtarja që dikur performonte në festivale, tashmë ka zgjedhur shijen e publikut duke vendosur pak komercializëm në projektet e realizuara. Në këtë intervistë ajo flet mbi jetën e saj në Amerikë, familjen dhe tregun muzikor.
Ka disa vite që vazhdon jetën në SHBA, dallimi nga atje dhe këtu?
Dallimi është se je në vend të huaj, por sa i përket anës artistike vazhdoj të jem njëjta edhe atje, normale, se kam angazhime familjare më tepër.
Lidhja juaj martesore ka qenë shkak që ke ikur, mendon ndonjëherë të rikthehesh në Shqipëri?
Po, ishte i vetmi shkak për të cilin u shpërngula definitivisht.
Njihesh si këngëtare festivalesh, si e sheh tashmë skenën dhe festivalet? Cili është dallimi dikur dhe sot?
Them se është po e njëjta magji, por që muzika ka evoluar, gjithashtu edhe këngëtarët dhe është e vështirë të marrësh atë që do dhe e meriton.
Në këngët tuaja tashmë shfaqet paksa edhe komercializmi, është ajo që e kërkon tregu për t’i bërë ballë konkurrencës?
Patjetër që po, tregu është komercial dhe populli është mësuar me këtë rrymë dhe nuk mund të luash shumë.


Si është jeta jote atje, duke ditur shumë pak për jetën private të Amardës?
Jeta ime është shumë e thjeshtë, kam ndërtuar një familje ku përbëhet nga tre anëtarë, unë burri dhe djali Henry. Zgjohem në mëngjes dërgoj djalin në kopsht, kthehem, merrem me shtëpinë, gatuaj dhe kur kam ndonjë aktivitet angazhohem sigurisht.
Vera ka qenë shumë e ngarkuar, si e ke menaxhuar? Ke përjetuar ndonjë moment të vështirë në ndonjë dasmë apo koncert?
Me thënë të drejtën shumë mirë, sepse di të menaxhoj kohën, dasmat dhe di të përdor zërin shumë mirë. Nuk kam pasur asnjëherë probleme, nuk konsumoj alkool e as duhan, kështu që nëse njeriu nuk i bën këto, është në top formë.
Ke bërë pushime, e ke problem të shfaqesh në bikini për të treguar format trupore?
Akoma nuk kam bërë pushime për këtë verë, por kismet kur të shkoj në Amerikë, them se do të shkoj në Uashington për disa ditë pushimi.
Nëse do t’ju kërkohej të pozonit nudo, do e kishit bërë?
Jo, nuk do të kisha bërë, sepse në radhë të parë nuk kam forma trupore për ta bërë, ose më saktë kam disa kilogramë më tepër, por edhe po t’i kisha nuk do ta bëja, sepse një artisti që ka zë nuk i duhet ajo pjesë.
Po për karrierë do kishe hequr dorë nga familja?
E kam bërë njëherë dhe gjithmonë do ta bëj nëse më kërkohet për arsye xhelozie. Nëse nuk do kem mundësi, atëherë do ta reduktoj, por jo që të ndahem përgjithmonë prej saj.

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli