Kryesore

FOTO/ Rama dhe stafi dhurojnë gjak: Kush dhuron shpëton jetë dhe ripërtërin gjakun e tij

14.09.17 gsh.al

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe stafi i tij, vetëm pak orë nga mbledhja e kryesisë, ku bëri apelin për deputetë dhe ministrat, kanë bërë dhurimin e gjakut në ambientet e Kryeministrisë.

Ndërkohë që në rrjetin social “Facebook”, duke publikuar edhe dy foto ka shkruar: “Seanca tradicionale e dhurimit të gjakut në kryeministri për vitin 2017 – Kush dhuron gjak shpëton jetë e ripërtërin gjakun e tij”

Apeli i Ramës për dhurim gjaku sot

“Ju drejtohem si prind dhe ju mund të më kuptoni shumë mirë për të organizuar seancë dhurimi gjaku. Në çdo vit kemi bërë dhurimin e gjakut, e para bën mirë për trupin, por përpos kësaj është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit të bëjë një seancë të dhurimit të gjakut nga grupit, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak. Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimit të gjakut”- tha Rama.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *