Kryesore

“Marrëveshja e mirëkuptimit”, Rama: Qeveria do të mblidhet në çdo qytet,  ndërsa ministrat duhet…

11:08 - 14.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një ditë pasi ka marrë votëbesimin në Parlament dhe pas betimit në Presidencë, kryeministri i Shqipërisë, ka lajmëruar deputetët e tij edhe ministrat se do të ketë një nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi të qeverisë me grupin parlamentar.

Sipas Ramës, kjo marrëveshje, detyron që qeveria të mblidhet në çdo qark, për të zhvilluar takime me qytetarë dhe me përfaqësuesit vendorë.

“Në mbledhjen e ardhshme të grupit do të shkruajmë marrëveshjen e mirëkuptimit. Kjo marrëveshje do ti shpërndahet të gjithë deputetëve. Është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunim të qeverisë dhe grupit parlamentar, me PS-në. Është një dokument i gjatë. Gjithçka përmblidhet në të është e nevojshme. Sekretari përgjegjës apo i grupit do të bashkëpunojë me mua për ta hartua atë.

Vendos gjithëkënd në pozicionin e vet në raport me te drejtat dhe detyrimet  ndaj grupit, ndaj qeverisë dhe ndaj atyre që na zgjodhën.

Qeveria gjatë një viti politik, do të mblidhet nga një herë në çdo qark, jo për të bërë një mbledhje simbolike, po për tu spostuar në çdo qark, një herë në vit dhe për të qëndruar dhe për të punuar bashkë me deputetët. Të thërrasim në dëgjesa drejtuesit e institucioneve, pushtetin vendor, komunitetin. Të mos humbasim kontaktin.

Çdo ministër gjatë një viti parlamentar, duhet të qëndrojë një herë në muaj në një qark. E domosdoshme që anëtarët e kabinetit të jetojnë me njerëzit bashkë me njerëzit. Do shihni jetën e përditshme. Thelbi i kësaj marrëveshje është që ne të zbatojmë kontratën e 25 qershoritm, Ne duhet të fillojmë menjëherë punën në terren, për organizmin e koalicionit me njerëzit e zakonshëm Ndërkohë që në 10 ditëshin e parë të tetorit do të mblidhet asambleja për kryesinë e re dhe sekretarin.”, – ka pohuar Rama.
GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.