AKTUALITET

Plagosja në Elbasan/ Policia vë në pranga njërin nga autorët, në kërkim të dy të tjerëve

11:32 - 14.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 40-vjeçar, i cili dyshohet se është një prej autorëve të plagosjes të ditës së djeshme është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Kujtim Pishën, 40 vjeç banues në Elbasan.

Pisha, në Lagjen “Haxhias” në bashkëpunim me E.P., 19 vjeç  dhe S.P., 22 vjeç banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë P.T., 30 vjeç banues në Elbasan.

P.T, është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Policia e Elbasanit arreston në flagrancë të dyshuarin që plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Kujtim Pisha, 40 vjeç banues në Elbasan.

Ky shtetas, në Lagjen “Haxhias” në bashkëpunim me shtetasit E.P., 19 vjeç dhe S.P., 22 vjeç banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohen të kenë goditur me sende të forta dhe me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin P.T., 30 vjeç banues në Elbasan.

Shtetasi P.T, është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia, ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon intensivisht për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.