Kryesore

Zbardhen emrat e drejtuesve të komisioneve parlamentare të PS-së, Rama e nis me një mesazh për Ruçin

09:52 - 14.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ashtu siç u bë e ditur më herët ka nisur mbledhja e kryesisë së PS-së, ku janë caktuar emrat e kryetarëve të komisoneve dhe ndarja e deputetëve nëpër komisionet parlamentare.

Pas Taulant Ballës, fjalën e ka marrë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS-së me një falënderim për kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi për punën e mirë që bëri në nisje të punës së parlamentit.

“Falënderoj Gramozin që realisht na ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull dhe se aty mund të flitet për njerëzit dhe jo për njeri-tjetrin sa herë të mblidhemi. Dua të nënvizoj një detaj që është shumë i rëndësishëm për fat të keq, ndërkohë që nuk duhet të ekzistonte që fillimi për herë të parë, mesa pyeta edhe disa kolegë, në historinë e kuvendit, i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojnë për 4 vjet. Nëse përfaqësuesit e popullit nuk e zbatojnë atë, atëherë vaj medet për të tjerat”, – u shpreh fillimisht, Rama.

Ndërkohë që janë zbardhur edhe emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare si dhe është caktuar nënkryetarja e Kuvendit, post ky që i eshte besuar Vasilika Hysit. Gjithashtu eshte caktuar Ervin Bushati, sekretar i grupit parlamentar

EMRAT E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Komisioni i Ligjeve – Ulsi Manja

Komisioni i Ekonomisë – Erion Braçe

Komisioni i Sigurisë – Ermonela Felaj

Komisioni i politikave të Jashtme – Mimi Kodheli

Veprimtaria Prodhuese – Eduard Shalsi

Nëkryetare e Komisionit i Arsimit – Milva Ekonomi

Nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë – Elisa Spiropali

 Nënkryetar i Komisionit të Integrimit – Bledi Çuci

Nënkryetare Kuvendi –  Vasilika Hysi

Kryesia e PS me 4 nënkryetarë të cilët do të jenë:

Evis Kushi

Elisa Sporali

Vilma Bello

Ilir Beqaj

Axhenda

Anxhendë e ngjeshur sot për deputetët e PS-së. Emrat e kryetarëve të komisioneve që PS do të drejtojë dhe ndarja e deputeteve nëpër komisionet parlamentare janë në fokus të mbledhjes së sotme të grupit dhe të Kryesisë së PS.

 

Ndërkohë që News 24 ka mësuar sot një risi, teksa  Këshilli i Ministrave dhe grupi parlamentar do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në selinë rozë.

Siç shihet edhe nga foto  që sjell GSH.al vendi është gati.

Partia Socialiste mësohet se do të drejtojë 5 komisione parlamentare nga 8 që janë gjithsej. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili mbërriti i pari në selinë rozë, pritet të propozojë 5 emrat e kryetareve të Komisioneve dhe nënkryetarit socialist të Kuvendit.

Nga sa mësohet propozimet pritet t’i bëhen të ditur edhe grupit parlamentar në mbledhjen qe ka nisur. Emrat pritet të votohen në seancën parlamentare të orës 11:00.

Ndërkohë që dje PD dhe LSI caktuan kryesuesit e tyre nepër komisione.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.