BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Jozefina ‘ndryshon’ rregullat e Tiranës. Kryetarja e Kuvendit, “JASHTË” protokollit. Monda: Më mirë vonë se kurrë. Çifti Bogdani në sinkron

16:00 - 16.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Jozefina ‘ndryshon’ rregullat e Tiranës. Kryetarja e Kuvendit, “JASHTË” protokollit. Monda: Më mirë vonë se  kurrë. Çifti Bogdani në sinkron





Jozefina ‘ndryshon’ rregullat e Tiranës
Të jetë duke ndryshuar rregullat e kryeqytetit kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli?! Arsyeja përse e themi, vjen pikërisht nga festa aspak e zakonshme që u zhvillua të premten e kaluar në Tiranë. Karnavalet, një festë që vjen nga Venecia në Shkodër dhe që për herë të parë u realizua edhe në Tiranë, një synim për t’u kthyer në një traditë. Një festë, megjithatë e bukur, e që është përqafuar nga shumë personazhe të jetës politike e artistike në vend. Në lajmërimet e para që ishin bërë, pritej që të ishin të pranishëm 50 deputetë dhe 20 të ftuar nga Trupi Diplomatik të akredituar në Tiranë, mes së cilëve pamë vetëm ambasadoren e Polonisë në Shqipëri, zonjën Irena Tatarzynska. Për sa i përket deputeteve, të vetmet që respektuan festën e mbështetur nga kryetarja e Kuvendit, Topalli kanë qenë deputetet Arenca Trashani dhe Rajonda Bulku, apo edhe zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku. Ndërkaq, le të zbulojmë disa prej momenteve të kësaj nate festive në “Bluetooth”.


Kryetarja e Kuvendit, “JASHTË” protokollit
Vetë nuk ka vënë maskë, edhe pse disa herë e solli në duar dhe u tundua për ta vendosur. Megjithatë, sapo është ulur në kolltukun e vet, Jozefina Topalli, e cila erdhi në festë me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët, është kapur nga paparaci duke ia vendosur maskën vajzës së saj. Ajo që binte në sy tjetër ishte edhe fakti që nënë e bijë ishin kombinuar së bashku, veshur të dyja me të zeza, ndërkaq e bija e kishte thyer veshjen e saj me një shall të bardhë. Në fakt, siç e thamë edhe më sipër, ky ishte një nga eventet tejet ndryshe të organizuara në kryeqytet. Ambienti i arreduar për karnavale dhe veshjet e njerëzve po ashtu, maskat më tej i jepnin një pamje tërësisht veneciane. Ky ishte edhe një motiv që kryetarja e Kuvendit të thyente çdo rregull e të rrinte në festë gati deri në mesnatë.


Monda: “Më mirë vonë se  kurrë
Ka qenë një nga personazhet e fundit që ka ardhur në festën e Karnavaleve, por jo më pak e rëndësishmja. E vetme, e pashoqëruar nga askush, aktorja dhe deputetja më e re e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku nuk kishte si të mos respektonte kryetaren e Kuvendit. E surprizuar nga ambienti dhe atmosfera që ka gjetur, Bulku është kapur pikërisht në çastin kur ka hyrë në festë.


Çifti Bogdani në sinkron
Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani dhe e fejuara e tij, Edlira kanë qenë vërtetë të ngazëllyer nga ideja e festimit të karnavaleve. E kanë mirëpritur këtë ftesë, dhe sapo kanë vënë këmbë në ambientin e festës kanë vënë secili maskën përkatëse, për të mos e hequr deri sa edhe i kanë dhënë fund asaj. Por, edhe pse me maskë, për askënd nuk ka qenë e vështirë të dallojë çiftin. Larg këtij eventi, ky ka qenë një rast i preferuar për Gertin i cili e frekuenton dhe është i dashuruar me jetën e natës.

Ky shkrim u botua më 20 shkurt 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.